75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

​Të maskuar para Qeverisë/ Fillon protesta e NjSI-së dhe Sindikatës së Policisë

NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë sot para Qeverisë po protestojnë për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.

Protesta ka filluar nga ora 12:00.

Protesta e parë e NjSI është mbajtur më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përndryshe në protestën e parë, policët elitarë kishin paralajmëruar se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre/Indeksonline/