Të mbijetuarit e Holokaustit ndajnë përvojat e tyre përmes rrjeteve sociale për të luftuar antisemitizmin

Të alarmuar nga një rritje e antisemitizmit në internet gjatë pandemisë, shoqëruar me studime që tregojnë se brezat e rinj nuk kanë njohuri as bazike për gjenocidin nazist nga Hitleri, të mbijetuarit e Holokaustit po përdorin me mediat sociale për të ndarë përvojat e tyre se si gjuha e urrejtjes hapi mënyra për vrasje masive.
Me mesazhe të shkurtër me video ato rrëfejnë historitë e tyre, shkruan AssociatedPress, transmeton Indeksonline.
Pjesëmarrësit që janë bërë pjesë e fushatës “#ItStartedWithWords” që në shqip i bie “Fillo me fjalët”, ata po shpresojnë të edukojnë njerëzit se si nazistët filluan një fushatë tinëzare për të çnjerëzuar dhe margjinalizuar hebrenjtë vite më parë, para se kampet e vdekjes të ishin krijuar për të kryer vrasje në shkallë industriale.
Gjashtë video individuale nga një përmbledhje nga ta, janë shfaqur përmes rrjeteve sociale në Facebook, Instagram dhe Twitter, ku postimet përfshijnë shumë dëshmi dhe materiale mësimore.
“Nuk ka shumë prej nesh që dalin dhe flasin më, ne jemi pak në numër por zërat tanë dëgjohen,” tha Sidney Zoltak, një i mbijetuar 89-vjeçar nga Polonia, për Associated Press në një intervistë telefonike nga Montreal.
“Ne nuk jemi atje për t’i treguar atyre histori që kemi lexuar ose që kemi dëgjuar – ne po tregojmë fakte, ne po tregojmë se çfarë ka ndodhur me ne dhe me fqinjët tanë dhe me komunitetet tona. Dhe mendoj se kjo është mënyra më e fortë e mundshme”, ka shtuar ai.
Sapo partia naziste erdhi në pushtet në Gjermani në vitin 1933, udhëheqësit e saj filluan menjëherë të bënin premtimet e tyre për të “Aryanizuar” vendin, duke veçuar dhe margjinalizuar popullsinë hebreje.
Qeveria naziste inkurajoi bojkotin e bizneseve hebreje, të cilat u dha me yllin e Davidit ose fjalën “Jude” – hebre.
Posterat dhe filmat e propagandës sugjeruan se hebrenjtë ishin “dëmtues”, duke i krahasuar me minjtë dhe insektet, ndërsa ligjet e reja u miratuan për të kufizuar të gjitha aspektet e jetës së hebrenjve.
Charlotte Knobloch, e cila ka lindur në Mynih në vitin 1932, me një videomesazh kujton në se si fqinjët e saj i ndalojnë papritmas fëmijët e tyre të luajnë me të ose hebrenj të tjerë.
“Unë isha 4 vjeç, unë madje nuk e dija se çfarë ishin hebrenjtë”, ka shtuar ajo.
Fushata, e nisur për të përkuar me Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të Izraelit, u organizua nga Konferenca me bazë në Nju Jork mbi Kërkesat Materiale Hebreje kundër Gjermanisë, e cila negocion kompensimin për viktimat. Ajo mbështetet nga shumë organizata, përfshirë Kombet e Bashkuara./AP/Indeksonline/
#ItStartedWithWords is a Claims Conference #Holocaust education campaign in which survivors recall a time when they could not have predicted how their neighbors, teachers, classmates and colleagues transitioned from hateful words to violence. #HolocaustRemembranceDay#NeverForget pic.twitter.com/jcOcUDYICt
— Claims Conference (@ClaimsCon) April 8, 2021