13:40 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të mërkurën, krejt në sallë në mbështetje të Prishtinës

KB Prishtina të mërkurën rikthen emocionet e FIBA Europe Cup në Prishtinë.

Ndeshja luhet të mërkuren në ora 19:00 në Prishtinë. Klubi i basketbollit nga kryeqyteti, Prishtina të mërkurën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë hungarez, Szolnoki Olaj.

Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani, transmeton IndeksOnline.

Dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për t’u kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit hungarez.

”Plisat” kanë premtuar atmosferë sikur asnjëherë më parë në këtë vit dhe salla pritet të jetë plotë e përplotë me tifozë në mbeshtetje të Prishtinës e cila pritet të luftojë deri në momentet e fundit edhe në raundin e dytë.

Përndryshe, në Superligën e Kosovës në basketboll, kryeqytetasit janë lider pa asnjë humbje pas 13 ndeshjeve të zhvilluara./IndeksOnline/