75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Në teatrin “Dodona” jepet premiera e shfaqjes “Unë jam vetë grua”, të mërkurën

Të mërkurën, më 4 dhjetor, prej orës 19:30, jepet premiera e shfaqjes “Unë jam vetë grua”, nga Doug Wright, në regji të Kushtrim Koliqit, ku luan Adrian Morina, shfaqje mysafire, produksion i INTEGRA. Repriza e parë jepet të enjten, më 5 dhjetor, prej orës 19:30.

Shfaqja fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit “Toni” është shfaqje që bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me transigjinoren gjermane, njëherit tregtaren e antikuareve Charlotte von Mahlsdorf, si dhe në autobiografinë e Charlotte të vitit 1992, të titulluar ‘I am my own wife’.