Të mërkurën seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK dhe VV
Kuvendi i Kosovës ka caktuar për të mërkurën mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, në ora 10:00.
Kjo u vendos në mbledhjen e sotmet Kryesisë.
Para tri ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
