75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të mërkurën shfaqet premiera e komedisë ‘Vet i 40-ti’

Të mërkurën  do të mbahet premiera e komedisë me titull ‘Vet i 40-ti’ me skenar dhe regji të Shkumbin Radogoshit.

Ky film komedi është i metrazhit të gjatë dhe në të marrin pjesë shumë aktorë të njohur kosovar, shkruan indeksOnline.

Artistët që kanë luajtur në këtë film komedi janë: Sevdai Radogoshi, Skender Gola, Shkumbin Radogoshi Altina Kusari, Arben Lleshi, Aziz Saliuka, Islam zhuri.

Premiera do të mbahet në pallatin e kulturës në Gjakovë, nga ora 19:00 kurse hyrja do të jetë vetëm me ftesa e ku të ftuar janë 800 veta./IndeksOnline/.