15:35 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Të mërkurën votohet qeveria Hoti

Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Pas kësaj hapet rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.

LDK ndërkaq ka paralajmëruar për nesër mbajtjen e takimit të kryesisë së partisë, pas së cilës kryetari Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.

Sakaq burime të Indeksonline mësojnë se seanca për votimin e qeverisë Hoti do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 11:00.

Kushtetuesja më 28 maj vendosi në favor të dekretit të presidentit./Indeksonline