17:20 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të merrni çdo ditë nga një aspirin, redukton rrezikun e kancerit në vezore për 10 për qind

Duke marrë aspirinë çdo ditë redukton rrezikun e një gruaje për të zhvilluar kancerin në vezore me 10 për qind, sugjeron kërkimi i ri.

Përveç kësaj, kur ata që vuajnë nga kancerin marrin të paktën dy herë në javë aspirinë, shanset e tyre të mbijetesës rriten me 30 për qind, zbuloi një tjetër studim.

Aspirina është një ilaç anti-inflamator, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të ADN-së që shkakton zhvillimin e tumorit, sipas dy studiuesve amerikanë.

Medikamentet gjithashtu parandalojnë mpiksjen e gjakut, të cilat janë shoqëruar me rritjen e kancerit të vezoreve dhe uljen e nivelit të mbijetesës, shtojnë ata.

Një nga 78 gra në SHBA dhe 52 në Britani të Madhe preken nga kanceri në vezore në një pikë të jetës së tyre./Indeksonline/