75 Mall Live Search
21:07 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të mirat e Vitaminës D dhe pasojat e mungesës së saj

Përdorimi i vitaminave shpesh luan rol shumë të rëndësishëm për trupin e njeriut.

Njëjtë ndodh edhe me Vitaminën D të cilës përpos nga ushqimi mund ta merrni edhe nga dielli.

Por çfarë është vitamina D dhe pse ju duhet?

Kjo vitaminë luan një rol të madh në mirëmbajtjen e kockave duke ju ndihmuar të absorboni kalcium.

Trupat tuaj natyrisht e prodhojnë këtë vitaminë kur jemi të ekspozuar ndaj dritës së diellit, dhe nga disa ushqime që hani.

Burimet e Vitaminës D

Vitamina D gjendet në shumë ushqime që hani sikur që janë peshqit, qumështi, lëngu i portokallit.

Përfitimet e Vitaminës D

Vitamina D ju ndihmon ta zvogëloni rrezikun e një numri të sëmundjesh si osteoporoza, hipertensioni dhe kanceri, transmeton Klan Kosova.

Mungesa e vitaminës D

Nga mungesa e kësaj vitamine kockat tuaja mund të dobësohen duke rritur kështu rrezikun e thyerjeve të tyre.