75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / LB

Të miturit në Ferizaj i gjendet një armë

Policia e Kosovës pas një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuarit ka konfiskuar një pistoletë 9mm.

I dyshuari është I mitur dje pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizjat

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Komogllavë, Ferizaj, 18.12.2021 – 20:00. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar (i mitur), është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 9 mm. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe pastaj me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.