75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Të miturve u gjendet armë e substancë narkotike në oborrin e shkollës ‘Sami Frashëri’

Pesë persona të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur, janë shoqëruar në stacion policor pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike.

Po ashtu,  është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi.

Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/