11:48 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Të moshuarit që pinë çaj, kanë më pak depresion

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që ekziston një lidhje midis depresionit dhe pirjes së çajit.

Depresioni është më i pranishëm te të moshuarit, më 7% të atyre mbi moshë 60 vjeçe, që raportojnë “çrregullim depresiv të madh”, shkruan Indeksonline.

Prandaj, hulumtimi është duke u zhvilluar për t’i identifikuar shkaqet e mundshme.

Një studim nga Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) dhe universiteti “Fudan” në Shanghai, gjetën një lidhje të rëndësishme mes pirjes së çajit dhe depresionit më të ulët te të moshuarit.

Çaji është i popullarizuar te të moshuarit, ndaj studiues të ndryshëm kohët e fundit po hetojnë efektet e mundshme të saj.

Një studim i veçantë nga NUS, zbuloi se çaji mund të ketë veti që ndihmojnë zonat e trurit të ruajnë funksionin njohës.

Po ashtu ky studim thotë që gjithashtu çaji me përbërësit e tij katekina, L-theanina dhe kafeina, mund të prodhojnë efekte pozitive në disponimin, aftësinë njohëse, shëndetin kardiovaskular, parandalimin e kancerit dhe vdekshmërinë./Indeksonline/