75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / OSH

Të moshuarit vijnë nga Gjermania për të votuar në Kosovë

Çifti 80 vjeç Xhemil dhe Shirine Maliqi nga komuna e Dragashit kanë ardhur nga Gjermania për të ushtruar obligimin e tyre qytetare, votimin.

Në një intervistë për ATV ndër të tjera thanë: “Nuk e dijmë sa e kemi ymrin por kemi ardhë me lanë diçka tmirë për vendin.”

Çifti nga Dragashi janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë veçanërisht për zgjedhje.