12:40 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / V R

Të ndarë prej kohësh, por Nora e bën këtë për Robertin

Ishin një prej çifteve më të preferuara dhe më të përfolura të estradës, por Nora Istrefi dhe Robert Berisha pas një martese disavjeçare vendosën t’i ndanin rrugët.

Por, dyshja e njohur përkundër ndarjes kanë mbajtur raporte të mira me njëri-tjetrin dhe kjo edhe falë vajzës që kanë bashkë.

Megjithatë që nga ndarja nuk kishte ndodhur publikisht ndonjë mbështetje ndaj karrierave apo projekteve të tyre, e këtë hap së fundi e ka bërë Nora.

Këngëtarja e njohur, në Instastory ka ublikuar një fotografi ku paralajmëronte emisionin e Robertit “Robi plaket kur don vet”, që do të nisë së shpejti.

Kështu, Nora ka dëshmuar se përveç si babai i fëmijës së saj, ajo vazhdon të mbështesë Robertin pavarësisht ndarjes./Indeksonline/