14:41 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të ngjiteni 4 palë shkallë pa u ndalur, është çelësi për të evituar vdekjen e hershme

Nëse jeni në gjendje të ngjitni katër palë shkallë, pa u ndalur për të pauzuar, është çelësi për të evituar vdekjen e hershme, kanë deklaruar shkencëtarët.

Në një studim ku u përfshinë 12 mijë e 615 njerëz për rreth pesë vjet, hulumtuesit spanjollë kanë gjetur se ata që bëjnë pauza gjatë ngjitjes së shkallëve kanë tre herë më shumë gjasa të vdesin nga sulmet në zemër dhe dy herë të kenë më shumë rrezik të preken nga kanceri sesa personat që ecin pan dalë nëpër shkallë.

Hulumtuesit pohojnë se rezultatet e tyre “japin dëshmi të mëtejshme të përfitimeve të stërvitjes dhe të përshtatjes ndaj shëndetit dhe jetëgjatësisë”./Indeksonline/