75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

Të nominuarit për çmimin “FIFA The Best”, lihet jashtë Julian Alvarez

“FIFA The Best” mbrëmë ka zbuluar listat e futbollistëve për të fituar çmimin e rëndësishëm individual.

Por, një befasi ndodhi – e që ka befasuar të gjithë. Është ajo e Julian Alvarezit, sulmuesit të Atletico Madrid, shkruan Indeksonline

Ai është lënë jashtë listës, edhe pse pati një super sezon me skuadrën spanjolle, duke shënuar 38 gola.

Vendin e tij e kanë zënë disa lojtarë që luajnë në liga shumë më të ulëta sesa La Liga – si: Cristiano Ronaldo (Arabi Saudite) dhe Lionel Messi (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

/Indeksonline/