Të pafat në dashuri? Shkenca thotë se është faji i nënës suaj
Fëmijët kanë tendencë të kenë të njëjtin numër të partnerëve që kishin nënat e tyre- ishin apo nuk ishin dëshmitarë të marrëdhënieve të saj.
Ky studim është bazuar në një hulumtim ku u përfshinë 7 mijë nëna dhe fëmijët e tyre biologjikë në SHBA që nga viti 1979.
Studiuesit thonë se lidhja nuk është në statusin tuaj shoqërore ose në komunitet, ka shumë të ngjarë që nënat të kalojnë aftësitë e marrëdhënieve te fëmijët e tyre, gjë që ndikon në të gjitha ndërveprimet duke përfshirë edhe sa partnerë ka pasur.
Nuk ka të dhëna për baballarët, kryesisht për shkak se nëna është parë gjithmonë figura më e rëndësishme në një familje.