75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

Të pakënaqur me Muriqin, Lazio nis bisedimet me sulmuesin kolumbian

Skuadra e Lazios është duke kërkuar një sulmues të ri gjatë afatit veror.

Klubi nga Serie A ka nisur bisedimet me sulmuesin nga Kolumbia, Santos Borre, shkruan IndeksOnline

Borre ishte pjesë e Atletico Madrid, por gjatë vitit 2017 u transferua te River Plate për 3.5 milionë euro.

Sulmuesi 25-vjeçar gjatë këtij sezoni ka bërë 13 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola (1 asist).

Vlera e sulmuesit sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 15 milionë euro.

Në rast se Borre transferohet në ‘Olimpico’ atëherë gjasat që sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi të largohet do të rriten edhe më shumë./IndeksOnline/