Të pakënaqur me humbjen, tifozët e Dortmundit kërkuan takim me lojtarët pas ndeshjes

Skuadra e Borussia Dortmundit pësoi humbje të befasishme mbrëmë në Bundesliga, java e 17-të ndaj Holstein Kiel me shifrat 4:2.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Dortmundit që kishin udhëtuar në stadiumin e Kielit kërkuan takim me futbollistët, shkruan Indeksonline
Emre Can, mesfushori gjerman iu afrua atyre dhe filluan diskutimet në lidhje me këtë humbje.
Tifozët e BVB-së kritikuan dhe ofenduan futbollistët e klubit.
Dortmund pas kësaj humbje, mbetët në pozitën e 9-të me 25 pikë./Indeksonline/
Emre Can with the fans pic.twitter.com/e6wEgmfy9T
— B.Dortmund 📸 (@MediaBVB) January 14, 2025