75 Mall Live Search
08:00 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Të pakënaqur me shkarkimin e Pochettinos, këto ishin disa nga reagimet e lojtarëve të Chelseat

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës pas përfundimit të sezonit në Premier League shkarkoi nga pozita e trajnerit, Mauricio Pochettinon.

Disa lojtarë të Bluve të Londrës kanë bërë disa reagime interesante që lë të kuptojmë se askush nuk e ka ditur mbi këtë ide të largimit të trajnerit argjentinas, shkruan Indeksonline

Një nga lojtarët më të mirë këtë edicion për Chelsean, Cole Palmer ka shkruar: “Gaffer, faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua, duke bërë që edhe ëndrrat e mia të bëhen realitet. Sukses në të ardhmen.”

Në anën tjetër, Nicolas Jackson ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke vendosur disa “emoji” befasues.

Image

Reagim për largimin e Pochettinos ka bërë edhe mbrojtësi i krahut, Marc Cucurrella.

“Faleminderit për gjithçka mister. Suksese në të ardhmen”.

Kujtojmë që Chelsea tani është në kërkim të një trajneri të ri. Ka shumë emra që po qarkullojnë, kurse në listë është edhe gjermani, Thomas Tuchel./Indeksonline/

Image