12:00 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Të pakënaqurit bllokojnë punimet e “Bechtel-Enka”-s në autostradën Prishtinë-Shkup (Foto)

Nga orët e hershme të mëngjesit, dhjetëra persona kanë bllokuar punimet në autostradën Prishtinë-Shkup, respektivisht në fshatin Trimor të Kaçanikut.

Kësisoj, këta persona kanë barrikaduar punimet e Bechtel-Enkas me arsyetimin se janë dëmtuar nga kjo kompani, shkruan Indeksonline.

“Kullimi i autostradës përmi shpija. Rrugët naj kanë prish, na janë bllokuar. Qe një muaj ditë na kanë premtu por s’janë realizuar”, ka thënë njëri prej banorëve të kësaj ane.

Shikoni disa foto më poshtë: