Të paktën 12 persona të vdekur nga sulmi me armë zjarri në ShBA
Pas një sulmi me armë zjarri në Virginia Beach tek qendra komunale, 12 persona kanë ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia.
Edhe personi që e ka kryer sulmin ka ndërruar jetë, pas intervenimit të policisë transmeton Indeksonline.
Personi që e ka kryer sulmin ishte punëtor në shërbime publike.
Gurvenatori i Virginias, Ralph Northam, e ka quajtur ditë tragjike për gjithë vendin.
“Kjo është një ditë tragjike për Virginia Beach dhe gjithë vendin. Zemra ime është me gjithë viktimat e këtij sulmi shkatërrues, familjet e tyre dhe me të gjithë ata që i deshtën.”, ka shkruar gurvenatori./Indeksonline/
