75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / k.v

Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në juglindje të Spanjës, ka thënë policia atje.

Spanja  është përballur nga shirat e dendur dhe stuhitë breshri, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone, shkruan BBC-i.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe presidenti i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, tha se ishte e pamundur të tregohej një numër i saktë i vdekjeve në këtë fazë.