75 Mall Live Search
09:31 / E Diele, 03 Prill 2022 / MSH

Të paktën 158 fëmijë janë vrarë në Ukrainë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë të paktën 158 fëmijë kanë humbur jetën dhe 258 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e pushtimit rus.

Këto statistika i ka bërë të ditura në Telegram, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës.

Shumica e viktimave janë në rajonin e Kievit (75), pasuar nga rajoni Donetsk (73), Kharkiv (56), Chernihiv (47), Mykolaiv (32), Luhansk (31), Zaporizhzhia (22), Kherson (29), Sumy (16), Zhytomyr (15), Kiev qyteti (16).

Të dhënat për fëmijët e vrarë dhe të plagosur në Mariupol dhe në disa zona të Kievit, Chernihiv dhe rajonit të Luhansk po përditësohen në vijim.