18:56 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një park lojërash në Indi

Të paktën 20 persona kanë vdekur në një “zjarr masiv” në një park lojërash në Indi, thonë zyrtarët lokalë.

Disa viktima raportohet të jenë fëmijë, sipas mediave lokale.

Flakët dhe një shtresë e madhe tymi u panë duke u ngritur në qiell në ndërtesën në Rajkot, në shtetin perëndimor të Gujarat, shkruan BBC.

Zjarri tashmë është nën kontroll dhe ka nisur kërkimi. Ekziston frika se më shumë viktima mund të jenë të bllokuar nën rrënojat, duke përfshirë fëmijë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Udhëheqësja e Gujaratit, Bhupendra Patel tha se është caktuar një ekip i posaçëm hetimor.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga zjarri dhe se lutjet e tij janë me familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.