12:12 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / S Z

Të paktën 27 mijë e 585 palestinezë të vrarë në Gaza

Të paktën 27 mijë e 585 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ajo tha gjithashtu se janë 66 mijë e 978 të plagosur, gjatë kësaj periudhe.

Ministria shtoi se 127 palestinezë u vranë dhe 143 u plagosën në 24 orët e fundit, raporton The Guardian.