Të paktën 32 mijë e 782 palestinezë të vrarë, mbi 75 mijë të plagosur

Të paktën 32 mijë e 782 palestinezë janë vrarë dhe 75 mijë e 298 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza, që nga 7 tetori.
Kështu tha Ministria e Shëndetësisë së Gazës, sot në një deklaratë, raporton The Guardian.
Shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën, tha ministria.