12:30 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Të paktën 38 persona të vdekur, nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal (Video)

Një avion u rrëzua me 67 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit,  pasi ai mori flakë gjatë përpjekjes për t’u ulur.

Dëshmitarët treguan se avioni fluturonte në një lartësi të ulët përpara se të binte mbi një fushë futbolli në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Nepalit në kryeqytetin Katmandu.

Një zyrtarë ka thënë se të paktën 38 persona janë vrarë, 23 të lënduar rëndë dhe 10 të tjerë nuk janë gjetur, konsiderohen të humbur./Indeksonline/