75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 12 Shtator 2025 / F.R

Të paktën 40 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Së paku 40 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës të premten, thanë autoritetet lokale, shumica prej tyre në Qytetin Gaza, ku shumë banorë po refuzojnë të largohen pavarësisht nga urdhrat e evakuimit, sepse nuk kanë asnjë vend të sigurt ku do të mund të shkonin.

“Shpërthimet nuk u ndalën kurrë prej dje” – tha 60-vjeçari Adel, i cili jeton në Qytetin Gaza, afër kampit të refugjatëve “Plazhi”. Ai nuk dëshiroi ta jepte emrin e plotë për arsye sigurie, raporton “Reuters”.

Dëshmitarët thanë se të paktën 15 shtëpi brenda kampit ishin goditur nga sulmet ajrore dhe ushtria izraelite i ka telefonuar banorët e shtëpive të tjera, duke u thënë se ndaj shtëpive të tyre priteshin sulme së shpejti. Banorët po mundoheshin që të largoheshin.

Burimet mjekësore thanë se 14 civilë u vranë nga një sulm ndaj një shtëpie në zonën Al-Tuëam, në pjesën veriore të qytetit.

Disa sulme vdekjeprurëse goditën caqe në jug të territorit, ku kanë qenë duke u drejtuar disa nga personat që kanë ikur nga bombardimet në Qytetin Gaza.