75 Mall Live Search
22:05 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Të paktën 44 të vdekur nga vërshimet në Gjermani

Dhjetëra persona nuk i shpëtuan përmbytjeve nga shiu në Gjermani, Belgjikë Holandë e Turqi.

Vërshimet i morën jetën të paktën 44 gjermanëve, në kohën kur kancelarja Angela Merkel po qëndron për vizitë në SHBA.

Kolni regjistroi 154 mm (6 inç) reshje shiu në vetëm 24 orë duke përfunduar të enjten në mëngjes, që përfaqëson gati dyfishin e mesatares së saj mujore për korrikun prej 87 mm (3.45 inç).