75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / MSH

Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kanë njoftuar të shtunën se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 308 të tjerë janë plagosur nga sulmet ushtarake izraelite në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e kësaj ministrie kanë bërë të ditur se një numër i paspecifikuar i viktimave ndodhen nën rrënoja, përderisa ekipet e ambulancës dhe të agjencisë për mbrojtjen civile nuk kanë mundur ende t’i arrijnë.

Bazuar në përditësimin ditor, bilanci i përgjithshëm i të vdekurve në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 62 mijë, që prej fillimit të luftës në tetorin e vitit 2023.

Ndërkaq, që nga momenti kur Izraeli e ka braktisur armëpushimin e mëparshëm në muajin mars, të paktën 10,778 persona janë vrarë e 45,632 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore.