75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Të paktën gjashtë fëmijë të vdekur nga sulmi i ShBA-së në Siri

UNICEF ka konfirmuar se të paktën gjashtë fëmijë janë vrarë nga sulmi i SHBA-së që vrau liderin e ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

Organizata nuk i referohet sulmit të urdhëruar nga presidenti Biden, por raporti është nga i njëjti qytet, Atme, dhe përmend “dhunë të rëndë”.

“UNICEF konfirmon se të paktën gjashtë fëmijë u vranë dhe një vajzë u plagos rëndë gjatë natës në qytetin kufitar [Atme] në veriperëndim të Sirisë për shkak të dhunës së rëndë”, tha Bertrand Bainvel, ushtrues detyre i Drejtorit Rajonal nga UNICEF-it për Lindjen e Mesme.

“Sipas raportimeve, zonat e populluara nga civilët janë dëmtuar rëndë”, shtoi tutje ai.

Të paktën 13 persona u vranë, mes tyre gjashtë fëmijë dhe katër gra, në përleshjet dhe bombardimet që ndodhën pas një lëshimi ajror amerikan sipas shërbimit lokal të shpëtimit të Helmetave të Bardha.