75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Të paktën 5 të vdekur e 85 të plagosur, nga bombardimet në Siri

Të paktën pesë persona u vranë dhe 85 të tjerë u plagosën në bombardimet në veriperëndim të Sirisë.

Bombardimi ndodhi në fshatin Siçu, në rajonin e Azaz, tha Anadolu.

Thuhet se 15 nga të plagosurit, ishin dërguar në një spital në Turqi dhe disa ishin në gjendje kritike.

Bombardimi është sulmi u fundit i tillë, në zonat Siriane të kontrolluara nga grupet rebele.

Agjencia Anadolu tha që askush nuk mori përgjegjësi për sulmin.

Luftëtarët kurdë, siç thuhet, kanë kryer sulme të tilla në të kaluarën./Indeksonline/