Të paktën pesë të vdekur si pasojë e një zjarri në një burg, në Peru

Të paktën pesë persona u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën për shkak të një zjarri që shpërtheu në një burg në qytetin Huancayo, në Peru.
Rreth 30 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin në burgun në Huancayo, ndërsa ambulancat i dërguan të plagosurit në spital.
Shërbimi i burgjeve thekson se gjatë operacionit të zjarrit është respektuar protokolli i sigurisë për transferimin e të burgosurve në një vend të sigurt.