75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 03 Korrik 2022 / A. M.

Të paktën tre të vdekur pas shpërthimeve në qytetin rus

Shpërthimet në qytetin rus Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën, kanë rezultuar në një zjarr në një ndërtesë banimi, tha guvernatori i qytetit në Telegram.

Vyacheslav Gladkov tha se të paktën tre persona u vranë.

“Arsyet e ngjarjes janë duke u hetuar… Me sa duket, sistemi i mbrojtjes ajrore ka funksionuar”, tha ai.