75 Mall Live Search
08:05 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / G T

Të pamposhtur në Champions, Noni Madueke “merr zemër”: Ne mund ta fitojmë, e kam një ndjenjë…!

Skuadra e Arsenalit mbrëmë shënoi fitore 0:3 ndaj Club Brugge, duke konfirmuar formën e lartë në UEFA Champions League.

Noni Madueke i cili shënoi dy gola mbrëmë, u paraqit në intervistë pas ndeshjes, shkruan Indeksonline

Ai thotë se skuadra e tij mund të shpallet kampion në fund të sezonit. Dhe jo vetëm…!

“E kam një ndjenjë që ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve. Dhe jo vetëm, kam një ndjenjë që mund ta fitojmë edhe Premier Leaguen”, u shpreh Madueke për TNT Sports

Kujtojmë që Arsenali në gjashtë ndeshje ka shënuar gjashtë fitore dhe është në pozitën e parë me 18 pikë./Indeksonline/