Të pandalshëm, edhe në orët e vona Policia e Kosovës vazhdon shërbimin në Shqipëri
Kanë dëshmuar potencialin e tyre në shumë raste në Kosovë, por sot Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë treguar më së miri se janë mëse të gatshëm për t’u përballur me situate të papritura e tragjike.
Që në orët e para të ditës pjesëtarët e PK-së u nisën drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që u përballën nga afër me tërmetin 6.4 rihter e më pas me lëkundje të shpeshta, por më të lehta që vazhduan gjatë ditës.

Edhe në këto orë të vona, Policia e Kosovës vazhdon të gjendet në Durrës, afër shumë banorëve që kanë nevojë për ndihmë.
Të njëjtit janë duke vazhduar angazhimet e tyre , me detyra konkrete në operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj qytetarëve shqiptarë të vendosur në ambiente të hapura./Indeksonline/


