Të pandalshëm, kënga ‘Pricess Diana’ nga Ledri dhe Lyrical Son kalon shifrën e 50 milionë klikimeve
Edhe pse ka muaj që është publikuar kënga ‘Princess Diana’ po vazhdon të dëgjohet ende.
Projekti i dyshes së reperëve më të suksesshëm shqiptar Ledri Vula dhe Lyrical Son është padyshim një hit që do të mbes gjatë në memorien e secilit, shkruan Indeksonline.
Ky bashkëpunim u pëlqye dhe u mirëprit nga të gjithë, kjo gjë dëshmohet edhe në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ ku deri më tani ka arritur në mbi 50 milionë klikime.
Ndonëse ky nuk është bashkëpunimi i tyre i vetëm, Ledri dhe Lyrical Son më vonë sollën edhe një tjetër projekt të përbashkët me reperin tjetër, MC Kresha ‘Menemadhe’ e cila poashtu pati një suksese të jashtëzakonshëm./Indeksonline/