75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / OSH

Të papranuarit në Trepçë kërkojnë drejtësi para qeverisë

Konkurrentët që nuk u pranuan në minierën e Trepçës, në konkursin e tetorit të vitit 2019, protestuan të hënën para qeverisë.

Ata kërkuan punë e drejtësi për parregullsitë e konkursit, njofton Klan Kosova.

Aplikuesit thanë se në minierë janë pranuar njerëz pa meritë, ndërsa këta janë diskriminuar.

Megjithëse qëndruan rreth një orë në shesh, nga qeveria nuk doli askush të bisedojë me ta. E nëse vazhdon kështu, protestuesit paralajmëruan se aksionet e radhës mund të jenë më të ashpra.

Në takimet e mëhershme me Bordin e Trepçës dhe anëtarë të qeverisë, është propozuar që të shtohet buxheti i ndërmarrjes për 280 mijë euro, në mënyrë që 150 të papranuarit të angazhohen për gjysmë viti me punë praktike.