07:20 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / OSH

Të parën AstraZeneca, kryeministri i Italisë dozën e dytë e merr Pfizer

Kryeministri italian, Mario Draghi, e ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, por ndryshe nga e para.

73 vjeçari në dozën e parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, por kaloi në Pfizer-BioNTech për dozën e tij të dytë.

Qeveria e Draghi në fillim të këtij muaji ndryshoi këshillën për vaksinat, duke thënë se ata nën moshën 60 vjeçare nuk duhet ta merrnin vaksinën AstraZeneca, për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Rekomandimi për ata që tashmë kanë marrë një dozë AstraZeneca që të kalojnë në një vaksinë tjetër ndezi një debat të madh në Itali, nëse një qasje e tillë e kombinimit të vaksinave ishte e sigurt, raporton Reuters.