75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 20 Mars 2022 / AR

Të parët që ndihmuan Ukrainën, Zelensky falënderon aktorët amerikan për mbështetje

Aktorët e njohur amerikan, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, ditë më parë kanë njoftuar se kanë nisur fushatë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën.

Pati solidarizim të madh nga njerëzit duke mbledhur mbi 30 milionë dollarësh, transmeton Indeksonline.

Image

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, përmes një postimi në Twitter vendosi t’i falënderoj aktorët duke thënë se ata ishin ndër të parët që iu përgjigjen situatës së tyre.

Postimi i plotë:

“Ashton Kutche  dhe Mila Kunis ishin ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit tonë. Ata tashmë kanë mbledhur 35 milionë dollarë dhe po vazhdojnë akoma.

@flexport @Airbnb për të ndihmuar refugjatët. Unë personalisht i falënderova për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën. #QëndroniMeUkrainë”, shkroi ai./Indeksonline/