16:20 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Të pasura në jetë, por nuk kanë fat në dashuri

Ato kanë pothuajse të gjitha – pasuri, famë, bukuri, por assesi nuk mund të gjejnë fat në dashuri.

Angelina Jolie pohon se ka përfunduar me meshkujt, ndërsa Jane Seymoure asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet vetëm në moshën 67-vjeçare.

Diane Lane (52) është e lirë që nga viti 2013, pasi i dha fund lidhjes 9-vjeçare me bashkëshortin e dytë Josh Brolin. Ajo nga bashkëshorti i saj i parë, aktori francez Christopher Lambert u divorcua në vitin 1994, pasi që një kohë të gjatë kishin jetuar ndarazi.

“Natyrisht, kam dëshiruar të gjej një burrë të vërtetë, por kënaqem edhe në vetmi”, thotë ajo.

Jane Fonde (79) dhe producenti Richard Perry, pas tetë vjet qëndrimi në lidhje, u ndan sivjet, por diva legjendare nuk është dëshpëruar.

“Jane shpreson të gjejë dikë me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës, por është e vetëdijshme se ka mundësi që të mbetet e vetmuar”, ka thënë një burim i afërt me aktoren.

Fituesja e Oscarit ishte në lidhje me regjisorin francez Roger Vadim që nga viti 1965 deri 1973, ndërsa me Tom Hayden ishte në lidhje nga viti 1973-1990.

Pas dirvorcit me bashkëshortin e tretë Ted Turner, pas dhjetë vjet qëndrimi së bashku, ajo u pajtua të jetoj e vetmuar.

“Është mirë të jesh vetëm”, kishte deklaruar ajo.

Jonathan Bricklin (41) ishte burri i fundit në të cilin ishte dashuruar Susan Sarandon (71). Por dashuria, shpërtheu pasi që Jonathan u dashurua në Marina Picasso, mbesën e Pablo Picasso.

Jeta e yllit të filmit “Thelma and Louise” ka përfshirë edhe martesën me aktorin Chris Sarandon, regjisorin francez Louis Malleo, rokerin David Bowie dhe italianin Franco Amurri. Aktorja ishte në lidhje edhe me Tim Robbinson, me të cilin ka dy fëmijë.

“Ndoshta ka kaluar mbi 70-vjeë, por ajo është ende ndër femrat më seksi në industrinë e filmit. Edhe më tej shpreson të gjejë një mashkull, i cili do t’i përgjigjet në tërësi”, thotë një burim.

Jane Seymour, të cilën publiku e mban mend nga seria ‘Dr. Quinn, medicine woman’, po ashtu është e vetmuar.

“Asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet e vetmuar në moshën 67-vjeçare. Fëmijët e saj janë rritur dhe shtëpia e saj është e zbrazët. Merret me hobi dhe shëtitje të gjata. Ende duket fantastike, përkujdeset për pamjen dhe askush nuk e ka të qartë si nuk mund të gjejë një mashkull të vërtetë”, thotë një burim i afërt me aktoren, e cila ka qenë e martuar tri herë.

As martesa e tretë me Brad Pitt, për Angelina Jolie nuk përfundoi me fat. Lajmi për ndarjen e tyre shokoi botën, pasi ishte konsideruar si çifti më i mirë i të gjitha kohërave, por duket se ata nuk ndiheshin njësoj.

Aktorja dhe humanistja e madhe shpesh flet se ka përfunduar me meshkuj një herë e përgjithmonë, por miqtë e saj në media shpesh flasin se është vetëm çështje kohe kur ajo serish të dashurohet.

“Duket e bukur për moshën që ka dhe nuk ekziston mashkull që nuk do të dëshironte të jetë me të”, komentojnë të afërmit e saj.

Edhe jeta e dashurisë së Demi Moore (55) ishte kryesisht turbulente. Pas ndarjes nga Bruce Willis, me të cilin ka tri vajza, u dashurua në kolegun më të ri Ashton Kutcher. Pas ndarjes prej tij, ajo nuk pati më lidhje serioze.

“Demi ka 55-vjeç dhe duket më bukur se asnjëherë më parë, por ajo kohën e lirë e kalon në shoqëri me fëmijët e saj”, thotë një burim i afërt me aktoren.