09:01 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Të pathënat e Tottit: Sampdoria çmendej pas meje, pse ika nga kombëtarja

Karria e Francesco Totti ka qenë e jashtëzakonshme, që ka ngjyrim vetëm e kuqe dhe e verdhë. Nëse te Roma është bërë lojtari më i madh i të gjitha kohërave, me Italinë në 2006-ën fitoi edhe Kupën e Botës.

Totti, duke folur për SkySport Italia, ka rikthyer disa kujtime të rëndësishme të karrierës së tij, duke filluar nga Botërori i 2006-ës,: “Unë e dëmtova në shkurt, ishte shumë serioze. Doktor Mariani më operoi për këputjen e ligamenteve, isha i bindur që në atë moment nuk do të shkoja në Kupën e Botës.

Ai më tha që kishte bërë gjithçka dhe se nga ai moment do të varet nga unë. Të nesërmen mora vizitën e Lippit, ai më mbajti një fjalim dëshirë dhe dashuri të madhe. Më dha forcën për të dalë nga ai tunel, ishte falë tij dhe shokëve të mi të skuadrës që arrita të jem në Botëror”.

Marrëdhënia midis Totti dhe Italisë, përfundoi shumë shpejt…

“Kam marrë vendimin të largohem nga kombëtarja edhe para atij dëmtimi. Kam luajtur gjashtëdhjetë ndeshje në vit, kam pasur një problem në shpinë dhe duhej të hiqja dorë nga diçka. Unë nuk mund ta lija Romën mënjanë, ka qenë tërë jeta ime. Për fat të mirë, unë e mbylla me ekipin kombëtar pasi fitova një Kupë Bote”.

Totti pati mundësinë për të vazhduar karrierën e tij larg kryeqytetit, por ai preferoi të qëndronte besnik ndaj ngjyrave romake.

“Unë e respektoj atë që ka bërë Daniele De Rossi, të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Kam pasur disa mundësi si në Itali ashtu edhe jashtë saj, por kam pasur dyshime. Doja të vazhdoja të luaja, ndjeva se mund të jepja diçka më shumë, por në fund një vit ose dy nuk do të kishin ndryshuar asgjë. Unë kisha bërë një zgjedhje dhe duhej të vishja një fanellë të vetme. Bërja e një viti larg Romës do të kishte anuluar gjithçka”.

Në Itali, ekzistonte një klub që çmendej pas Tottit dhe tentonte ta bindte për të firmosur…

“Kisha oferta nga Amerika, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe nga Sampdoria, që më donin me çdo kusht. Presidenti Ferrero është roman dhe ai kishte një vend të veçantë në zemrën e tij për mua.”

Totti te Sampdoria? E vështirë për tu imagjinuar…
Faza e fundit e karrierës së tij u shënua edhe nga një marrëdhënie jo gjithmonë pozitive me Luciano Spallettin…

“Kam takuar dy Spalletti të ndryshëm. I pari ishte njeri pozitv, si një baba i dytë, unë gjithmonë isha i hapur me të. I dyti kishte arsyet e tij, për shkak të moshës time. Isha në vështirësi, por u përpoqa të bëja më të mirën.

Nuk mund të mungonte një koment për Lazion, që po fluturon në Serie A…

“Kam një marrëdhënie të bukur me Inzaghin. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, kemi luajtur së bashku te kombëtarja, kemi shumë miq të përbashkët. Ai është ndër trajnerët më të mirë në Serie A dhe po bën gjëra të shkëlqyera. Si tifoz i Romës shpresoj se ata do të ndalen sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundoi Totti.