75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / SH F

“Të pathyeshëm”: Civilët ukrainas krijojnë mijëra koktej molotovi për rezistencë

Rezistenca ukrainase ndaj pushtimit rus tani ka marrë vëmendjen e gjithë botës.

Përveç ushtrisë ukrainase, të rinj e të reja kanë kapur armët dhe po i rezistojnë agresionit të Rusisë.

Jo vetëm në radhët e ushtrisë, por civilët rusë po ndihmojnë në të gjitha mënyrat vendin e tyre për t’i bërë ballë pushtimit.

Kështu, ata janë organizuar për të ndërtuar koktej molotovi për rezistencë.

Një video e publikuar në rrjetin social Twitter e tregon më së miri momentin kur civilët shihen duke ndërtuar koktej molotovi.