Të përkledhurit e FFK-së, treshja e gjyqtarëve që gabuan rëndë delegohen në dy ndeshje kryesore

Referimi në futbollin kosovar është rikthyer “thembër e akilit”, pasi u mendua që gjërat u përmirsuan një vit më herët.
Krahasuar me gabimet që ishin bërë një edicion më herët me këtë të tanishmin, nuk ka peshore që mund ta matë si duhet pasi ato ishin minimale për dallim me sivjet, dhe çfarë është më e keqja e gjithë kësaj situate, gjyqtarët që po bëjnë gabime të mëdha që po ndikojnë direkt në rezultat nuk po ndëshkohet (dënohen), por po shpërblehen me ndeshje të mëdha.
Treshja, Tefik Maloku, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, që ishin deleguar në ndeshjen Trepça’89-Flamurtari, gabuan disa herë dhe atë në momentet kyçe dhe të golave që mitrovicasit u realizuan apo ishin afër t’i shënonin, treshe e cila më pasë u dënua nga klubi i Trepça’89, së paku me një reagim publik, dhe hiq më të kënaqur nuk ishin prishtinasit me minutat e dhënë shtesë në pjesën e dytë.
Të njëjtit janë ndarë në dy ndeshje, kryesori në duelin Drita-Dukagjini, kurse anësorët që gabuan në tri raste në Mitrovicë, do të jenë në ndeshjen Prishtina-Feronikeli.