Të përqafuar në mes të detit, Marina ndan momente romantike pranë Getit

Marina dhe Geti janë vetizoluar në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndonëse moderatorja po vazhdon punën me emisionin e saj “Klanifornia”
Por, kjo periudhë e qëndrimit në shtëpi ka ndikuar në rikujtimin e çasteve të kalura më parë e që ndoshta në një situatë normale nuk do e kishim vënë re.
Madje shumë kush po sjell këto momente përmes imazheve, e kështu ka veprua prezantuesja e njohur ajo e cila është kthyer në kohë dhe ka ndarë në Instagram një fotografi artistike nga pushimet në bregdet me bashkëshortin e saj, Getin.
Çifti shfaqen në det së bashku, teksa ajo ka shkruar “Kur dielli perëndon”./Indeksonline/