Të plagosurit në Ferizaj dërgohen në QKUK, një e mitur në gjendje të rëndë

Tre nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj janë sjell për trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka njoftuar se një 10-veçare është në gjendje jo të mirë.
Siç njofton Syla, ajo është shtrirë për të iu nënshtruar një operimi.
Është duke u operuar në sallë, është në gjendje të rëndë
Ndërsa, sipas tij, dy të plagosurit e tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Për t’i vizituar pacientët, në QKUK ndodhet edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Zëdhënësi i Policisë Kanun Veseli, ka konfirmuar për RTKlive se rasti ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj.
“Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra të moshave nën 18-vjeçe dhe dy meshkuj të moshave madhore, rreth 29-32-vjeçare”, ka thënë mes tjerash Veseli.