75 Mall Live Search
10:29 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / k.v

Të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosen e dy personabë dje pasdite në lagjen “Kodra e trimave” në Prishtinë. Sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja dhe janë konfiskuar dy vetura, transmeton IndeksOnline.

“Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ”, thuhet në raportin e fundit të policisë.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe ata më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë./IndeksOnline/