Te Portugalia mbeten të “fiksuar” me Jose Mourinhon

Portugalia është në kërkim të trajnerit të ri dhe emri më i lakuar pas largimit të Fernando Santos, është Jose Mourinho.
Sipas gazetës portugeze “A Bola” që është një nga sponsorët më të mëdhenj të rikthimit të Mourinhos në vendlindje, është planifikuar një takim mes presidentit të Federatës, Fernando Gomes dhe trajnerit të Romës por kjo do të ndodhë në datën 27 dhjetor.
“Special One” do të kthehet në Itali në 26, për të diskutuar me presidentin Friedkin dhe për të marrë një opinion edhe nga klubi kryeqytetas. Gjithsesi, pista mbetet e vështirë, pasi trajneri ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024 dhe klubi nuk duket i gatshëm ta “ndajë” trajnerin me kombëtare.
Federata po vlerëson edhe emrin e Rui Jorge, trajneri që drejton Shpresat e Portugalisë.