Të prekur nga komentet e Lamine Yamalit, lojtarët e Real Madridit pas ndeshjes u fjalosën me yllin spanjoll
Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e javës së dhjetë në La Liga.
Pas përfundimit të ndeshjes, Thibaout Courtois dhe Dani Carvajal shkuan te Lamine Yamal, shkruan Indeksonline
Lojtarët e Real Madridit ishin të prekur nga komenetet fundit të lojtarit katalunas.
Para ndeshjes, Lamine kishte deklaruar se Real Madridi është skuadër që vjedh, dhe ky është stili i tyre.
Por, sonte, klubi i Xabi Alonsos arkëtoi tri pikë të mëdha në La Liga, duke shkuar në plus pesë nga vendi i dytë (Barcelona)./Indeksonline/
🚨‼️| Dani Carvajal approached Lamine Yamal telling him “YOU TALK A LOT.”
— TheScreenshotLad (@thescreenlad) October 26, 2025
At the end of the video, Vinicius gets really angry at Lamine Yamal.
pic.twitter.com/4baeKcXUkw

